KREU I FUTBOLLIT SERB
Mendova se do të na përjashtonin nga garat
13 December, 2014 @21:44
Kreu i Federatës së Futbollit të Serbisë, Tomislav Karadzic, në një intervistë për të përditshmen serbe, Blic, ka pranuar se ka menduar që Serbia do të përjashtohej nga garat kualifikuese për EURO 2016 pas incidentit në ndeshje me Shqipërinë.
“Kam marrëdhënie normale komunikimi me kreun e FSHF-së. Ai është biznismen, importon mallëra nga Serbia, por gjithçka ka qenë e çuditshme me ardhjen e tyre. Nuk i dinim detajet. Po të mos ishim përkujdesur, kushedi se si do të përfundonte e tëra. Në Veri të stadiumit kemi dhënë bileta për shkollat e futbollit, ndërsa në jug, disa tifo grupeve. Po t’i kishim lëshuar biletat në shitje normale, do të vinte te gjakderdhja. Në terren u fut një grup prej 60 personash, dihet se kush janë. Posa ata hynë në terren, menjëherë u telefonuan Blatter dhe Platini, “Bogdanov në terren” raportuan. Pas ndeshjes mendova se do të na përjashtojnë nga garat: Bogdanov në terren, karrika në terren, tifozët, tollovia në tunel me lojtarët kundërshtarë..., Skenari ishte ndërprerja.” ka thënë Karadzic në pyetjen e gazetës lidhur me këtë ndeshje.
Sidoqoftë, pas ndeshjes dhe pas vendimit të Komisionit Disciplinor - UEFA-ja vendosi ndryshe. Ndërsa sot, edhe pas ankesës te Trupi i Apelit, vendimi i KD-së së UEFA-së ka mbetur në fuqi, ku Serbia u shpërblye me fitore 3-0, derisa iu hoqën tre pikë në tabelë. E Shqipëria u dënua me 100 mijë euro.