LËNDIMI I PEFQELIT

Foto: fcprishtina/fb
Mërgim Pefqeli do të mungojë deri në 5 javë
1 November, 2022 @11:25
Rekord-kampionja e Kosovës në futboll, FC Prishtina, ka bërë të ditur mbrëmë se mesfushori i ekipit Mërgim Pefqeli do të mungojë deri në 5 javë për shkak të lëndimit të pësuar.
Sipas njoftimit të lëshuar nga klubi bardhekaltër i kryeqytetit, Pefqeli ka lënduar tri ligamente të nyjes së këmbës dhe pas kontrollimeve mjekësore mjekët kanë konstatuar se ai do të duhet të qëndrojë larg fushave minimalisht 3 e maksimalisht 5 javë, derisa t’i shërohet lëndimi plotësisht.
Prishtina nesër (2 nëntor) luan ndeshjen e mbetur të Superligës ndaj Trepçës’89, ndërsa ekipi është në formë të mirë dhe po kërkon fitore për tu ngritur në renditje tabelare.