TORINO - FIORENTINA

Mërgim Vojvoda asiston, Torino mposhtë thellë Fiorentinën
10 January, 2022 @20:49
Mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda ka asistuar në golin e parë të skuadrës së tij Torino sonte, që ka mposhtur Fiorentinën thellë 4-0.
Kosovari asistoi në minutën e 19 të ndeshjes për të shënuar Wilfried Singo për 1-0, ndërsa më pas dy herë tjera shënoi Josip Brekalo dhe një tjetër Antonio Sanabria për fitoren e thellë.
Etrit Berisha ishte në bankë rezervë përgjatë gjithë ndeshjes. Vojvoda në minutën e 55 mori edhe një karton të verdhë, por ekipi mbajti portën e paprekur përgjatë gjithë ndeshjes, përkundër sulmit të rrezikshëm të mysafirëve.