Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRUPI C: ARGJENTINA - MEKSIKA

Messi i jep jetë Argjentinës

Messi i jep jetë Argjentinës


26 November, 2022 @22:10

Në momentin kur Argjentina ishte nën ethe, në pamundësi shënimi dhe me më pak se 30-minuta shpresë për të mbetur në Botëror, në skenë ka dalë ylli i tyre dhe Botëror, Lionel Messi.

Lionel Messi

Me një supergol të shënuar, përtoke prej rreth 20-metrash, il Pulga i dha epërsinë e merituar në ndeshje gauchosëve, të cilët nuk gjenin golin përkundër rasteve, ndaj një Meksike shterpe sonte.

TABELA, ORARI dhe REZULTATET

Lionel Scaloni selektor, ndërroi gjithë sulmin pak para golit, ndërsa ka qenë përsëri Messi që ka asistuar Enzo Fernandezin zëvendësues, ku ky i fundit shënoi gol të bukur për t’ia siguruar fitoren e parë argjentinasve, në ndeshjen më të ndjekur në ndonjë Botëror në 24 vitet e fundit, ku janë numëruar 88 mijë e 966 shikues.

Argjentina 2-0 Meksika [Lionel Messi 64, Enzo Fernandez 87]


 
Të gjitha lajmet nga Botërori