Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

Messi shënon në paraqitjen jubilare, Argjentina kalon Australinë

Messi shënon në paraqitjen jubilare, Argjentina kalon Australinë


3 December, 2022 @22:19

Lionel Messi ka prodhuar moment magjik në paraqitjen e tij të 1000-të në futboll, ndërsa Argjentina fitoi ndeshjen e së tetës së finales ndaj Australisë për të siguruar cerekfinalen ndaj Holandës!

Messi 35-vjeçar, që ishte duke dalë për të 169-tën herë për gauchosët në fushë dhe brilanca e tij në një moment, hapi rrugë për theyrjen e Australisë ashtu që Argjentina të kalojë përpara. Ky ka qenë goli 789 i tij në karrierë, prej të cilave 94 për gauchosët.

Lionel Messi - Argentina

Tifozët argjentinas kanë kënduar kur Julian Alvarez ndëshkoi gabimin e Mat Ryanit, për 2-0, ndërsa kengurët që nuk ofruan shumë nga loja përgjatë pjesës së madhe të ndeshjes, pas uljes së epërsisë me Craig Goodwinin patën raste të jashtëzakonshme për barazim.

E para, kur Aziz Behich me solo vrapimin e tij kaloi katër lojtarë argjentinas për tu bllokuar krejt në fund nga Lisandro Martinez, ashtu që të clirohen të gjithë nga befasia eventuale. Ndërsa e dyta, kur Garang Kuol në zonë shutoi dhe vetëm reflekset e Emiliano Martinezit shpëtuan Argjentinën.

Julian Alvarez - Argentina

Në fund, Argjentina 2-1 Australia [Lionel Messi 35, Julian Alvarez 57 - Enzo Fernandez 77ag.].

 


 
Të gjitha lajmet nga Botërori