LISTA E LOJTARËVE

Fotot: FFK
Michael Nees publikon listën ndaj çekëve
Teksti: FFK
1 October, 2021 @13:46
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U21, Michael Nees e ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet kualifikuese të këtij muaji kundër Republikës së Çekisë.
Ndeshja e parë zhvillohet më 7 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 19:00, derisa ndeshja e dytë më 12 tetor në Ceske Budojevice në orën 18:00.
Dardanët U21 grumbullohen të hënën në hotel “Sheraton”, derisa stërvitjen e parë do ta zhvillojnë në po këtë ditë në orën 15:00, në kompleksin e FFK-së në Hajvali. Kosova U21 bën pjesë në Grupin G të kualifikimeve të Evropianit 2023, derisa pas dy ndeshjeve të zhvilluara ka një fitore (me Andorrën) dhe një humbje (me Anglinë).
LISTA E LOJTARËVE TË FTUAR:
Portierë:
David Nreca Bisinger (Sonnenhof),
Leo Besson (Servette),
Flamur Gashi (Malisheva);
Mbrojtës:
Petrit Terziu (Vëllaznimi),
Andi Hoti (Inter),
Leard Sadriu (Skenderbeu),
Edvin Kurtulus (Halmstads),
Valon Zumberi (Hamburg),
Florian Hoxha (Grasshopper);
Mesfushorë:
Leonat Vitija (Skenderbeu),
Bujar Pllana (Feronikeli),
Erion Sadiku (Genoa),
Kreshnik Krasniqi (Stromsgodset),
Florent Hoti (Dundee Utd),
Adrion Pajaziti (Fulham),
Altin Kryeziu (RE Virton),
Ismet Lushtaku (Eskilstuna),
Gentrit Limani (Hamburg);
Sulmues:
Valmir Veliu (Llapi),
Dion Berisha (Augsburg),
Altin Zeqiri (Lahti),
Ardit Tahiri (Drita),
Mark Marleku (Kriens).