GJEST SHEMBULLOR

Foto: NTVSpor
Mijëra kukulla për fëmijët e prekur nga termeti
27 February, 2023 @16:38
Tifozët e mbledhur në stadiumin e Besiktasit mbrëmë kanë hedhur me mijëra kukulla në fushë të lojës si dhuarata për fëmijët e prekur nga termeti i fundit në Turqi, që la dhjetëra mijëra të vdekur.
Ndeshja u ndalë në kohën 4 minuta e 17 sekonda, duke prezantuar momentin kur termeti i parë goditi Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt. Pas kësaj publiku filloi të hedhte lodra të ndryshme të buta, të cilat do t’i ipen fëmijëve të prekur nga termeti jo vetëm në Turqi, por edhe në Siri.
Më shumë se 50 mijë persona kanë humbur jetën pas disa goditjeve të termetit.