MEDIA TALKS

Milan i bashkëngjitet garës për Giroud
20 May, 2021 @18:36
Sipas Tuttosport, Milani i është bashkëngjitur garës për të siguruar shërbimet e Olivier Giroudit.
Kontrata e sulmuesit të Chelseat skadon këtë verë, ndërsa skuadrat si Milan, Inter dhe Lazio tashmë janë vënë pas tij.
34-vjeçari ka luajtur 17 ndeshje në Premier League këtë stinor dhe ka shënuar 4 herë, derisa në Ligën e Kampionëve ka dhënë kontribut mjaft të vlefshëm në rrugëtimin e Chelseat deri në finale, duke shënuar 6 herë në 8 ndeshje.