Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KUPA E KOSOVËS

Milickovic për fitore, Nikli arrin çerekfinalen

Milickovic për fitore, Nikli arrin çerekfinalen


10 February, 2021 @15:04

Një gol i ka mjaftuar skuadrës së Feroniklit që ta mposhtë sot Arbërinë, për të kaluar kështu në çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Në ndeshjen e luajtur sot në Ferizaj, pjesa e parë mes Arbërisë e Feroniklit u mbyll pa gola, ndërsa fitorja e Niklit erdhi krejt vonë, kur Marko Milickovic shënoi për rezultatin përfundimtar 0-1 në minutën e 89’ të ndeshjes, për t’ia siguruar skuadrës nga Drenasi raundin tjetër të garës.

SKEMA E KUPËS

Kundërshtarin që do ta ketë përballë në çerekfinale Nikli do ta mësojë pas shortit.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga