YLLI I KOSOVËS
Milot Rashica në radar të Ajaxit
5 January, 2017 @18:52
Ylli i ri i përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, së fundi është bërë synim i Ajaxit të Amsterdamit.
Gjigandi holandez ka shfaqur interesim për një numër të krahëve ofanziv dhe në listë të dëshirave të ekipit është edhe Rashica, që aktualisht luan për Vitessen në Eredivisie.
Ajaxdaily ka bërë të ditur se Rashica është duke u treguar si një super lojtar në krah të djathtë.
“Ai driblon, lë prapa lojtarin, kroson saktë dhe mund të shutojë fuqishëm drejt portës kundërshtare. Ai ka shënuar 8 gola dhe ka regjistruar 10 asistime prej se u bë anëtar i Vitesses në verën 2015. Këtë stinor, ai më shumë po punon në kreativitet, duke regjistruar 5 asistime,” ka shkruar Ajax Daily për Rashicën në listën e ngushtë të krahëve ofanziv për ekipin e Ajaxit.