MEDIA
Palermo ndjek dyshen e kombëtares
5 January, 2017 @13:47
Skuadra e Palermos që po lufton për mbijetesë në Serie A këtë stinor i ka vënë syrin dyshes së kombëtares, si mundësi përforcimi në afatin kalimtar të janarit.
Jahmir Hyka (Luzern, 28 vj.) dhe Armando Sadiku (Zurich, 25 vj.) janë synime të ekipit italian, ndërsa ilovepalermocalcio.com ka shkruar se dyshja në fjalë do të ishin përforcim adekuat për skuadrën që aktualisht ka vetëm dy fitore nga 18 ndeshje në Serie A.