LIRIA
Bardhezinjtë nisin stërvitjet
4 January, 2017 @13:10
Skuadra e Lirisë ka filluar sot fazën përgatitore për pjesën e dytë të kampionatit.
Ekipi nga Prizreni nga realizuar seancën e parë stërvitore në stadiumin e qytetit, “Përparim Thaçi”, në terren të mbuluar me borë.
Stërvitja u drejtua nga kryetrajneri i ri i emërtuar ditë më parë, Agron Beseni dhe ndihmësi i tij, Bekim Bakaj.
Prezentë sot ishin të gjithë futbollistët, përfshirë këtu edhe përforcimin e ri, Fillim Guraziun, derisa me leje të klubit munguan Gentian Elezaj, Henry Chibueze dhe Deji Joel.