YAYA TOURE
Toure s’lëviz, kontrata po i skadon
3 January, 2017 @23:58
Mesfushori i Manchester Cityt, Yaya Toure, ka thënë se nuk do të negociojë me asnjë ekip tjetër të interesuar për te mundësinë e transferimit në afatin kalimtar të janarit.
33 vjeçarit i skadon kontrata me Cityn në qershor të këtij viti dhe është i lirë të bisedojë aktualisht me çdo ekip të interesuar.
“Fokusi im është City. E ardhmja është këtu, pasi që lufta për titull nuk ka përfunduar,” ka thënë Toure shkruan BBC Sport sonte.