BOURNEMOUTH - ARSENAL
Xhaka nxjerr veten, Arsenali merr një pikë
3 January, 2017 @22:45
Një takim shumë interesant u zhvillua sonte në ‘Dean Court’ të Bournemouthit, e në fund skuadrat u detyruan të pajtohen me nga 1 pikë.
Kur u mendua që vendasit kishin shënuar fitore të lehtë, pasi që ishin të shkëlqyeshëm në çdo aspekt për 60 minuta, Arsenali u rikthye në lojë me 2 golat e shpejt të Sanchezit e Perezit për rezultat 3-2. Më pas, Bournemouthi mbeti me 10 lojtarë në fushë e këtë e shfrytëzoi Arsenali, duke e gjetur golin përmes Olivier Giroudit, i cili barazoi për 3-3 në çastet e fundit të takimit pas sulmeve të njëpasnjëshme të londinezëve.
Një ndeshje me dy fytyra sonte ishte për Granit Xhakën, i cili e shkaktoi një penallti, mirëpo e nxorri veten duke e dhuruar asistimin për golin e barazimit të shënuar nga Giroud. Sa i përket Mustafit, ai i zhvilloi gjithashtu 90 minuta dhe u ndëshkua me karton të verdhë.
Përkundër pikës, e cila mund të quhet e fituar sonte për Arsenalin, skuadra e Wengerit tashmë rrezikon pozitën e katërt nga Tottenhami që luan nesër.
Bournemouth 3-3 Arsenal - All Goals… by Goal-Free-Kick