PRISHTINA
Prishtina gati për nisje drejt Gjermanisë
3 January, 2017 @17:49
Skuadra e Prishtinës i ka përfunduar të gjitha përgatitjet para nisjes për në Gjermani, ku do të merr pjesë në katër turne të futbollit të vogël.
Ekipi bardhekaltër që do të drejtohet nga trajneri Sami Sermaxhaj do të niset nesër nga ora 12:45 drejt Hanoverit, ndërsa kontingjenti do të përbëhet nga 16 futbollistë, e ata janë: Alban Muçiqi (portier), Visar Bekaj (portier), Ardit Nika (portier), Lorik Boshnjaku, Endrit Krasniqi, Shend Kelmendi, Gentrit Dumani, Genc Hamiti, Basit Abdul Khalid, Gauthier Mankenda, Agon Xhaka, Blend Baftiu, Granit Jashari, Kastriot Selmani, Arbër Hoxha dhe Bleon Sekiraqa.