MEDIA
Kosova - Finlanda do të luhet në Prishtinë
4 January, 2017 @11:35
Renovimet e stadiumit të Prishtinës po vazhdojnë.
Ndërsa në një bisedë në emisionin e mëngjesit të RTK-së sot, drejtori i deparatametit për Sport në ministrinë përkatëse, Ibër Alaj, ka siguruar se dueli do të zhvillohet në Kosovë.
“Të gjitha punimet do të kryhen sipas afateve dhe ju siguroj se sipas planit në muajin gusht, stadiumi do të jetë gati,” ka thënë ndër të tjera Alaj sot, duke përmendur edhe ndeshjen Kosova-Finlanda.
Kosova ende nuk ka të pranuar asnjë stadium për kritere të ndeshjeve të UEFA-së dhe renovimi që ka nisur në korrik të vitit të kaluar në stadiumin e kryeqytetit, pritet t’i përmbush kriteret minimale të UEFA-së për stadiumet e kategorisë së katërt.
Ndeshja Kosova - Finlanda do të zhvillohet më 5 shtator 2017. Kosova deri tash ndeshjet si vendas i ka zhvilluar në Shkodër.