BACARY SAGNA
Duhet të shpjegojë në Federatë postimin në Instagram
4 January, 2017 @0:03
Mbrojtësi i Manchester Cityt, Bacary Sagna, është kërkuar që të jap shpegim në Federatën e Futbollit për shkak të postimit të tij në Instagram.
Sagna ka shkruar në postimin e tij: Sot luajtëm 10 kundër 12, pas fitores së ekipit ndaj Burnleyt.
City kishte mbetur me 10 lojtarë në minutën e 32-të të ndeshjes, derisa referi Lee Mason kishte ndëshkuar me karton të kuq mesfushorin Fernandinho.
Sagna më vonë fshiu postimin e tij, por FA ka kontaktuar lojtarin lidhur me këtë postim dhe i ka dhënë afat që të përgjigjet deri të premtën në ora 17:00.