PËRFORCIMET

BOROZANI
Mini afati kalimtar te Ferronikeli
23 February, 2016 @17:36
Drejtuesit e kampionit të Kosovës dhe liderit aktual në Superligë, Ferronikelit, kanë arritur të përgjigjen me përforcime të reja largimeve të rëndësishme si Granit Kolshi, Lapidar Lladrovci e Qemail Elshani.
Ekipi nga Drenasi i është kundërpëgjigjur këtyre largimeve duke u përforcuar me lojtarë të rëndësishëm si Mark Milicaj, Bujar Shabani, Isa Eminhaziri e të tjerë, ndërsa me përforcimin e fundit të realizuar dje, Ardian Limanin, është kompletuar skuadra, e cila edhe sivjet është favoritja kryesore për titull.
Kërkesat për regjistrim te skuadra e Ferronikelit
1 | Mark Milicaj | nga Besa, Pejë | ||
2 | Bujar Shabani | nga Skënderbeu, Korçë | ||
3 | Burim Sadiku | nga Vushtrria | ||
4 | Isa Eminhaziri | nga Gjilani | ||
5 | Ismet Cakaj | nga Drita, Gjilan | ||
6 | Ardian Limani | nga Drita, Gjilan |