Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOSOVË-SHQIPËRI

Miqësorja përfundon me barazim

Miqësorja përfundon me barazim


13 November, 2015 @16:21

Miqësorja festive ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë kaloi ashtu si emri i vetë - në mënyrë festive. 

Dy gola nga secila palë për të gëzuar adhuruesit e shumtë të përfaqësueseve në pjesë të dytë e bëri atmosferën e ndeshjes të mirë, derisa në fund Kosova pati rast më të mirë për fitore, por pa sukses. 

Rei Manaj, që debutoi sonte për kuqezinjtë, ka shënuar golin e parë të tij me Shqipërinë që në minutën e parë të lojës dhe në prekjen e parë të topit. 

Bersant Celina i kundërpërgjigjet menjëherë me një penallti të saktë, që përshkon prej shtyllës së djathtë të Etrit Berishës në pjesën e djathtë të rrjetës së portierit. 

Vazhdoi ndeshja me dominim që anonte herë nga njëra herë nga ana tjetër, derisa Kosova morri epërsinë përmes zëvendësuesit dhe debutuesit Elbasan Rashani. 

Rashani më vonë detyrohet ta lë fushën për shkak të lëndimit, ndërsa qendërmbrojtësi i Splitit, Amir Rrahmani është gjendur më së miri në një tollovi pas kornerit në zonën e Kosovës për të barazuar 2-2, që doli të jetë edhe rezultati përfundimtar i ndeshjes. 

Festa vazhdoi edhe pas ndeshjes, derisa adhurues të shumtë të kuqezinjëve i pritnin ata jashtë stadiumit, kurse ata pas 3 ditësh takohen me Gjeorgjinë në Tiranë. 



Formacionet dhe zëvendësuesit:

KOSOVA SHQIPËRIA
Ujkani (Bekaj) Berisha (Shehi)
Përdedaj Aliji
Sadiku Cana (Ajeti)
I. Berisha (Pnishi) Xhimshiti (Veseli)
Paçarada (Markaj) Hysaj (Lila)
Zejnullahu (Kryeziu) Rrahmani GOL 74' (Shala)
Alushi KV (Pepa) Basha KV (Lenjani)
Brahimi (Rashani GOL 70') Memushaj (Roshi)
Halimi Xhaka (Lilaj)
B. Berisha (Hasani) Cikalleshi (Manaj GOL 56')
Celina GOL 59' Pen. Sadiku (Gashi)

 
Të gjitha lajmet nga Shqipëria