SLLOVENI

Foto: NSMura/fb
Mirlind Daku vazhdon me Murën
20 June, 2022 @23:33
Edhe një sezon shtesë ka insistuar NS Mura sllovene për të mbajtur si huazim sulmuesin kosovar Mirlind Daku.
Dhe, sot edhe zyrtarisht ka bërë të ditur se Daku po rikthehet, pasi që bisedimet me Osijekun kanë përfunduar suksesshëm, ndërsa sulmuesi që shënoi pesë herë përgjatë stinorit 2021/22 te ekipi slloven, do të luajë edhe një sezon për “fazanerinë”.
E mira, sipas web-faqes zyrtare të NS Mura është se në fund të stinorit të ardhshëm ata do të kenë të drejtën e blerjes së Dakut, që u ka lënë mbresa sllovenëve, pasi që në 16 ndeshjet e zhvilluara pos golave të lartëpërmendura, ka bërë edhe 5 asistime.
“Më vjen shumë mirë që u riktheva këtu. Mura ka qenë opsioni më i mirë për mua, edhe pse kam pasur oferta nga disa ekipe tjera. Këtu ndjehem mirë, më pëlqen klubi dhe tifozëria dhe jam i lumtur që mund të vazhdojë të jem me bardhezinjtë,” ka thënë Daku për faqen zyrtare të klubit.