Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA

Mirror: Bersant Celina startues në ndeshjen historike

Mirror: Bersant Celina startues në ndeshjen historike


3 September, 2016 @13:49

Tabloidi i mirënjohur britanik, “Mirror”, në një lajm të publikuar sot ka shkruar që futbollisti i Manchester Cityt, Bersant Celina, të hënën do ta luajë ndeshjen e parë startuese për shtetin e tij Kosovën.

Më tej, Mirror shkruan që Celina, momentalisht i huazuar tek Twente në Holandë, deri më tani ka zhvilluar 3 paraqitje për “Dardanët”, ndërsa të hënën ai pritet të jetë startues në takimin ndaj Finlandës, i cili njëkohësisht është takimi i parë zyrtar i Kosovës në ndeshjet eliminatore.


 
Të gjitha lajmet nga Russia 2018