SALIHI
Moment i artë, dua të qëndrojë
6 August, 2015 @0:23
Hamdi Salihi, që shënoi dy herë në ndeshjen e parë ndaj Milsamit molldav dhe njëherë në ndeshjen e kthimit për të arritur historinë me Skënderbeun është shprehur të jetë i stërlumtur me suksesin e ekipit.
“Jemi shumë të kënaqur. Ekipi ka treguar maturi deri në këtë fazë dhe jemi me këmbë në tokë ende. Futbolli shqiptar po kalon moment mjaft të mirë dhe kjo duhet të na gëzojë të gjithëve,” ka thënë shkodrani që la elitën izraelite për të shpier korçarët në histori.
“Më pëlqen të vazhdojë me Skënderbeun,” ka thënë më tej ai, kur u pyet nga Superport se a do të vazhdojë të qëndrojë me Skënderbeun edhe pas fillimit të stinorit.
Sulmuesi me përvojë i kombëtares aktualisht është me Skënderbeun mirëpo në rast të ndonjë oferte nga ekipet e huaja mund të largohet kur të dojë.
Sidoqoftë, suksesi që po arrin me Skënderbeun dhe kualifikimi në fazën grupore së paku të Europa League, por nga sot pse jo edhe në Champions League, mund ta bëjë atë që të qëndrojë gjatë gjithë stinorit në Korçë.