PREMIER LEAGUE

Foto: Twitter
Mposhtet në shtëpi nga Fulham, vazhdon kriza e Liverpool
7 March, 2021 @16:38
Liverpool po kalon formë të dobët në Premier League dhe nuk duket se do të këndellet. Sot skuadra e Klopp vazhdoi me humbje në shtëpi, ku kësaj here u mposht nga Fulham, me rezultat 0-1.
Golin e vetëm në këtë takim e shënoi ish-mesfushori i Juventus, Mario Lemina, në përfundimin e pjesës së parë, e që doli të jetë vendimtar.
Xherdan Shaqiri luajti 90 minuta për The Reds dhe pati paraqitje mjaft të mirë, po as paraqitja e mirë e shqiptarit nuk e ndihmoi Liverpool që ta fitonte ndeshjen.
Liverpool gjendet momentalisht në pozitën e 7 me 43 pikë, ndërsa Fulham në pozitën e 18 me 26 pikë, ndërkohë që po shpreson të mbijetojë.