MBROJTËSI
Muça mbyll vitin pas lëndimit
9 December, 2016 @14:27
Qendërmbrojtësi i Tiranës, Gentian Muça, ka mbyllur vitin 2016 sa i përket futbollit. Mjekët kanë konstatuar se tërheqja muskulore e tij në kofshë është e një niveli serioz dhe nuk do të mund të kthehet para janarit të vitit të ardhshëm.
Muça 29 vjeç është lojtar standard i ekipit të bardhekaltërve nga kryeqyteti shqiptar dhe ka pasur 14 paraqitje e 1 gol të shënuar në 14 xhirot e para të Kategorisë Superiore.
Tirana do të vuaj mungesën e Muçës, derisa ekipi është në pozitë të katërt me 6 pikë më pak se lideri, Kukësi.