EUROPA LEAGUE
Orari i shortit, vazot dhe datat e ndeshjeve
9 December, 2016 @13:26
Pas ndeshjeve të luajtura mbrëmë, janë kuptuar të gjitha skuadrat që kalojnë në fazën tjetër (1/16) të Europa Ligës.
Bashkë me skuadrat e bashkangjitura nga Champions League, gjithsej 32 skuadra do të marrin pjesë në shortin për fazën tjetër që mbahet të hënën (12 dhjetor) në Nyon të Zvicrës me fillim nga ora 13:00.
Nga 8 skuadrat e ardhura nga Liga e Kampionëve, 4 prej tyre janë në vazon e parë (4 më të mirat), ndërsa 4 të tjerat në fazën e dytë. Ndërsa si zakonisht, nga grupet e Europa Ligës vendet e para janë në vazon e parë, e vendet e dyta në vazon e dytë.
Në vazon e parë bëjnë pjesë këto skuadra: Fenerbahce, APOEL, Saint-Etienne, Zenit, Roma, Genk, Ajax, Shakhtar Donetsk, Schalke, Fiorentina, Sparta Prague, Osmanlispor, Lyon, Tottenham, Besiktas, Copenhagen.
Ndërsa në vazon e dytë janë: Villarreal, Hapoel Beer Sheva, PAOK, Krasnodar, Athletic Bilbao, Celta Vigo, Gent, Astra Giurgiu, AZ Alkmaar, Anderlecht, Olympiakos, Manchester United, Ludogorets, Borussia Monchengladbach, Rostov, Legia Warsaw.
Duhet përmendur që në fazën tjetër NUK mund të takohen dy skuadra nga i njëjti shtet dhe NUK mund të takohen dy skuadra që kanë qenë në grupin e njejtë në fazën grupore. Për arsye politike, as skuadrat nga Rusia dhe Ukraina NUK mund të ndeshen ndaj njëra-tjetrës.
Ndeshjet e fazës 1/16 luhen më 16 dhe 23 shkurt të vitit 2017, ndërsa finalja e madhe luhet në Stokholm të Suedisë më 24 maj 2017.