KUPA E KOSOVËS
Hidhet shorti i së tetës së finales së Kupës
8 December, 2016 @12:51
Në zyret e FFK-së sot është hedhur shorti për të tetën e finales së Kupës së Kosovës në futboll, ku përveç ekipeve të kualifikuara nga ligat dytësore, kanë marrë pjesë edhe ato të Superligës.
Kështu shorti ka përcaktuar këto ndeshje, si mëposhtë në tabelë.
SISTEMI I NDESHJEVE:
Në të tetën e finales, ndeshjet e Kupës së Kosovës zhvillohen pa ndeshje kthimi. Pra vendas është ekipi i parë i shënuar dhe ndeshja shkon në vazhdime dhe penallti, nëse nuk ka fitues pas 90 minutash lojë.
Vëllaznimi, Flamurtari dhe KEK-u janë ekipe nga Liga e Parë, ndërsa befasia Bashkimi i Koretinit është nga Liga e Dytë.
FINALJA E KALUAR:
Prishtina është fituese aktuale e Kupës së Kosovës në futboll. Bardhekaltërit kishin mposhtur Dritën e Gjilanit në finalen e majit 2016 me rezultat 2-1, me golat e shënuara nga Khalid Abdul Basit.
FOTOGALERIA E FINALES SË FUNDIT
1/8 e finales së Kupës së Kosovës:
Flamurtari - Trepça | |||
Besa - Drita | |||
Liria - Bashkimi K. | |||
Hajvalia - Trepça'89 | |||
Ferizaji - Gjilani | |||
Vëllaznimi - Prishtina | |||
Feronikeli - Llapi | |||
Drenica - KEK |