NË MAQEDONI
Besart Ibraimi lojtari i muajit në elitën maqedonase
8 December, 2016 @12:43
Futbollisti i Shkëndijës së Tetovës, Besart Ibraimi, është përzgjedhur lojtari më i mirë i muajit në elitën e futbollit maqedon.
Ibraimi ka shënuar 4 gola në 5 ndeshje të zhvilluara në muajin e shkuar, ndërsa në duelin ndaj Rabotnickit nuk kishte të drejtë loje për shkak të kartonave të verdhë - dhe pikërisht vetëm në këtë ndeshje Shkëndija ka lëshuar pikë.
Pas 18 xhirove të zhvilluara (gjysmës së stinorit) Shkëndija është e dyta me 37 pikë, 4 më pak se Vardari lider.