TREPÇA
Pa Manxhollin e Sahitin në pranverë
8 December, 2016 @9:30
Skuadra e Trepçës që u rikthye këtë stinor në Superligë dhe nuk po merr rezultate të mira përkundër angazhimit, në pranverë nuk do të mund të llogarit në shërbimet e dy lojtarëve të dalluar të saj.
Përmes një njoftimi në Facebook, vetë ekipi ka bërë të ditur se portieri Enis Manxholli nuk do të jetë më pjesë e Trepçës, derisa falenderimet kanë qenë të ndërsjella.
Njashtu edhe mesfushori Samir Sahiti nuk do jetë më në shërbim të ekipit mitrovicas, pasi që i ka përfunduar marrëveshja me klubin.
Trepça ka përfunduar vjeshtën me 2 fitore, 6 barazime dhe 9 humbje, duke përfunduar si e parafundit në klasifikim dhe do të duhet të luftojë shumë për të shpëtuar nga rikthimi në Ligë të Parë.