TIRANË
Muça merr drejtimin e Tiranës
5 June, 2015 @22:35
Shkëlqim Muça, u prezentua sot si trajner i ri i Tiranës. Ekipi bardhekaltër nga kryeqyteti shqiptar, pasi që ndau rrugët me Gugash Maganin ka emëruar Muçën në vend të tij, derisa drejtuesit e klubit u shprehën të lumtur për këtë marrëveshje.
“Jam i lumtur që u ktheva në shtëpinë time,” ka thënë Muça në konferencën për shtyp sot.
“Besoj dhe shpresoj që së bashku me drejtuesit të punojmë fortë dhe të ngrejmë Tiranën aty ku e ka vendin.”
Te Tirana aktualisht janë dy futbollistë kosovarë, mbrojtësi i kombëtares Debatik Curri dhe ish mesfushori i Prishtinës, Argjend Malaj.
Muça ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me Tiranën.