Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA TALK

Muhamet Hyseni drejt ligës daneze?!

Foto: KFLlapi/ fb

Muhamet Hyseni drejt ligës daneze?!


12 June, 2024 @16:09

Mediat daneze kanë bërë të ditur dje se ekipi i Horsens është shumë afër transferimit të sulmuesit më të mirë të stinorit të kaluar të Superligës 2023/24 - Muhamet Hyseni. Sipas Bold.dk Hyseni do të jetë ndër lojtarët më të rëndësishëm të ekipit të Horsens, që po përgatitet për një stinor të fortë, pasi që ekipi do të mund të arrijë deri te shuma e 600 mijë eurove për të blerë lojtarin.

Sipas artikullit, skuatët e skuadrës në fjalë i kanë dhënë dritën e gjelbër drejtuesve të ekipit për të investuar te sulmuesi i Kosovës, që ka shënuar një gol me reprezentacionin, në ndeshje kualifikuese ndaj Zvicrës. Hyseni përndryshe u bë golashënuesi më i mirë i Superligës në 2023/24 duke shënuar 26 gola për Llapin.


 
Të gjitha lajmet nga