Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BAJRAM ZUQAKU PËR MEDIA

Mund të largohemi

Foto: FC Vushtrria Official

Mund të largohemi


3 January, 2016 @15:18

Bajram Zuqaku, njeriu që ka qenë ndër lojtarët më të dalluar të ish kampionit të Kosovës në pjesën vjeshtore të stinorit, ka thënë se pjesa e madhe e lojtarëve mund të largohen nga skuadra pasi që nuk kanë kontrata. 

Zuqaku ka shënuar tre gola për Vushtrrinë në pjesën vjeshtore të stinorit, ndërsa ekipi drejtohej atëherë nga trajneri Bekim Shotani

Vushtrria largoi Shotanin në fund të stinorit vjeshtor, pas 17 xhirosh, dhe në vend të tij solli Isa Sadriun. 

“Vushtrria është në gjumë. Disa lojtarë janë larguar dhe nëse vazhdohet kështu do të largohen edhe të tjerët, pasi që nuk kemi kontrata,” ka thënë ai për gazetën Olle

Vushtrria ka përfunduar vjeshtën në Superligë në pozitën e parafundit me 17 pikë nga 17 ndeshje, ndërsa është ekipi që ka shënuar më së paku gola, vetëm 10.


 
Të gjitha lajmet nga