MUNDËSIA
Mund të përfundojë në Itali
20 May, 2015 @14:00
Portieri i Partizanit të Tiranës dhe kombëtares shqiptare, Alban Hoxha, mund të përfundojë në kampionatin italian, ka bërë të ditur vetë futbollisti për Sportal.al sot.
“Jam në disa kontakte me klube që janë në zhvillim e sipër. Menaxheri im po mirret me këtë. Edhe Italia më pëlqen si vend, jam afër Shqipërisë,” ka thënë ndër të tjera Hoxha, transmeton portali në fjalë.
Hoxha 27 vjeç është njëri ndër portierët më të mirë të Kategorisë Superiore të Shqipërisë.