ASTON VILLA

Mungon edhe Steven Gerrard
26 December, 2021 @9:00
Numri i madh i njerëzve që po infektohen me coronavirus në Angli ka goditur së fundi edhe trajnerin e Aston Villës, Steven Gerrard.
Kështu, Gerrard nuk do të jetë në krye të shtabit teknik përgjatë ndeshjeve të Boxing Day, derisa është izoluar.
“Kryetrajneri Steven Gerrard nuk do të ketë mundësi që të jetë në fushë me ekipin për ndeshjet ndaj Chelsea dhe Leeds, pasi që është në vetizolim për shkak se është testuar pozitiv me COVID-19,” ka shkruar njoftimi i klubit.
Aston Villa sot pret Chelsean në ora 18:30 në Villa Park të Birminghamit.
Infektimi i Gerrardit vjen pas tri ndeshjeve të anuluara për sot në Premier League.