Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ÇEKIA - ANGLIA

Na zhgënjen Anglia, mposhtet në Pragë

Foto: England Official Account

Na zhgënjen Anglia, mposhtet në Pragë


11 October, 2019 @22:48

Lajm jo i mirë për Kosovën vjen nga ndeshja në Pragë.

Përkundër që shënoi e para, Anglia u mposht 2-1 nga Çekia vendase, rezultat që nuk i konvenon aspak Kosovës në luftën për një nga dy vendet e para në Grupin A.

Përfaqësuesja çeke e shfrytëzoi mjaft mirë faktorin fushë dhe arriti t’i mposhtë “Tre Luanët”, për t’ia shtuar vetes dukshëm gjasat për kalim të grupit

Pas 10 viteve, kjo ishte humbja e parë e Anglisë në një ndeshje kualifikuese.

GRUPET DREJT EURO2020

Në ndeshjen tjetër të Grupit A sonte, Mali i Zi barazoi pa gola me Bullgarinë.

Tash, për kalim të grupit Kosovës do t’i duhen 7 pikë nga 3 ndeshjet e mbetura, duke filluar nga ndeshja e së hënës ndaj Malit të Zi, e përfshirë këtu një fitore ndaj Çekisë në Pragë.

Gjithsesi, edhe nëse kualifikimi në EURO2020 nuk arrihet përmes fazës së grupeve, Kosova e ka edhe një mundësi: përmes Play Off-it të Ligës së Kombeve.


 
Të gjitha lajmet nga