Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE E MADHE

Napoli ngrit distancën në 13 pikë pas fitores së madhe ndaj Romës

Ekipi i Napolit, duke pozuar para ndeshjes ndaj Romës/ Foto: SCCNapoli/fb

Napoli ngrit distancën në 13 pikë pas fitores së madhe ndaj Romës


29 January, 2023 @22:45

Napoli, ku luan Amir Rrahmani, ka shënuar fitore të rëndësishme sonte në Maradona, për të mposhtur Romën 2-1 [Osimhen 17, Simeone 86 - El Shaarawy 75] dhe për të bërë dallimin me ndjekësin e parë të tij, Inter, 13 pikë.

Fitorja e napolitanëve ka ardhur vonë, kur katër minuta para fundit të kohës së rregullt të ndedshjes ka qenë Gio Simeone që ka shënuar për fitore. Në pjesë të parë epërsinë ia kishte sjellë ekipit Osimhen, mirëpo përgjigjja e El Shaarawyt 15 minuta para fundit futi në telashe vendasit.

Sidoqoftë, ata arritën të këndellen shpejt dhe duke reaguar me Simeonen fituan duelin për të arritur në 53 pikë pas 20 ndeshjeve, 13 më shumë se Interi ndjekës.

Amir Rrahmani ka qenë startues në këtë ndeshje dhe ka luajtur lojën solide deri në fund të takimit. Te Roma, Marash Kumbulla qëndroi në bankë rezervë, ndërsa ekipi pas 20 ndeshjesh ka 37 pikë dhe gjindet në pozitën e gjashtë. Kujtojmë, Napoli nuk ka fituar titullin kampion në Serie A që prej vitit 1989/90, kur e kishin marrë me legjendën Diego Maradona.

Kliko X për të larguar reklamën dhe për t’i shikuar golat e ndeshjes


 
Të gjitha lajmet nga