ALL STAR 2017
Nata e rekordeve, Perëndimi fiton përsëri
20 February, 2017 @8:47
All Stari i 66 në NBA përfundoi me ndeshjen ndërmjet Perëndimit dhe Lindjes.
Gjatë ndeshjes ka pasur disa rekorde që kanë ndodhur për herë të parë në All Star, derisa ndeshjen e fitoi Perëndimi me rezultat 192-182.
Pesëshet e para
Perëndimi, ishte në parket me këto pesëshe: Stephen Curry, Kevin Durant (Golden State Warriors), James Harden (Houston Rockets), Kawhi Leonard (San Antonio Spurs) dhe Anthony Davis (New Orleans Pelicans).
Ndërsa Lindja: LeBron James, Kyrie Irving (Cleveland Cavaliers), Jimmy Butler (Chicago Bulls), Giannis Antetokounmpo (Milwaukee Bucks) dhe DeMar DeRozan (Toronto Raptors).
Rekordet nga ndeshja
Që të dyja skuadrat ishin larg me mbrojtje, kjo bëri që të thyhen disa rekorde gjatë lojës.
Skuadrat së bashku shënuan 101 pikë në çerekun e parë, 189 në pjesën e parë dhe 374 pikë në total, që ishte rekord për herë të parë në histori të All Starit.
Kevin Durant me triple-double
Super ylli i Golden State Warriorsit, Kevin Durant, luajti me triple-double, 21 pikë, 10 kërcime e 10 asistime dhe u bë lojtari i katërt në histori të NBA-së, që i arriti shifrat magjike gjatë All Starit.
Anthony Davis me rekord pikë MVP
Super ylli i New Orleans Pelicansit, Anthony Davis, është zgjedhur MVP i ndeshjes, duke thyer rekord me 52 pikë të shënuara.
Rekordin e mëhershëm e mbante Wilt Chamberlain me 42 pikë, që e kishte shënuar në vitin 1962.
Për herë të tretë radhazi
Skuadra e Perëndimit, për herë të tretë radhazi është duke e mposhtur Lindjen, derisa Perëndimi në total i ka 29 fitore, kurse Lindja 37.