EMIGRIMI VAZHDON

Mesfushori i Istogut, Qëndrim Krasniqi, përshëndetet nga futbolli kosovar - për të vazhduar jetën e karrierën në Gjermani/ Ft: FCIstogu/ fb
Ndarja e radhës “për një jetë më të mirë” drejt Gjermanisë
6 March, 2023 @12:22
Tashmë zyrtarisht, edhe një lojtar “ikën” nga futbolli kosovar në kërkim të jetës më të mirë në Perëndim, derisa KF Istogu ka bërë të ditur se mesfushori i ekipit të tyre Qëndrim Krasniqi po merr rrugë drejt Gjermanisë.
Krasniqi pas shtatë vitesh të kaluara me ekipin e Troftave pritet që edhe karrierën edhe punën ta bëj në Gjermani, derisa klubi e ka falenderuar përzemërisht për kontributin e dhënë me fanellën bardhekaltër të qytetit ku buron Drini i bardhë.
“Mesfushori i FC Istogut, Qendrim Krasniqi karrieren dhe punën do të vazhdoj në Gjermani. Pas 7 vitesh të kaluar në Istog, Qendrimi tanime nuk do të jetë pjesë e FC Istogut. Klubi i jonë falënderon përzemërsisht, për kontributin e dhene me fanelen kalter e bardhë.” - ka shkruar KF Istogu në njoftimin e publikuar sot.
Hiq më larg se dje, edhe Arbëria kishte bërë të ditur se kapiteni i ekipit po largohet nga klubi për të vazhduar jetën në Gjermani.