BALLKANI - DUKAGJINI
Ndeshja e 3 rresht, Rrahmani e Gripshi shpëtojnë Ballkanin nga humbja
26 February, 2023 @16:24
Kampioni aktual i Superligës së Kosovës, Ballkani, nuk e shfrytëzoi humbjen e djeshme të Dritës kundër Ferizajit dhe ka barazuar me Dukagjinin në Suharekë 1-1 [Albion Rrahmani 55’ - Oto John 18’]. Borozani.com
Skuadra mysafire, Dukagjini, kaloi në epërsi me sulmuesin nigerian, Oto John, që shënoi nga penalltia në minutën e 18’.
Në pjesën e dytë për Ballkanin në skenë dolën dyshja në formë, Albion Rrahmani dhe Nazmi Gripshi. Sikurse në dy ndeshjet e fundit, edhe në këtë ndeshje asistues ishte Nazmi Gripshi, derisa golashënues Albion Rrahmani 55’.
Në pjesën e mbetur të ndeshjes nuk u tundën rrjetë dhe ndeshja përfundoi me barazim.
Ballkani lider me këtë barazim e ngriti dallimin në 4 pikë me Dritën në pozitën e dytë, kurse Dukagjini gjendet në pozitën e 6 me 26 pikë.
Në xhiron tjetër Ballkani takohet me me Prishtinën, derisa Dukagjini me Gjilanin.