FENIKSI - LIBURNI @ GAME 1
Ndeshja e parë i takon Liburnit
26 May, 2017 @21:34
Me dramë të vërtetë filloi seria e finaleve mes Feniksit e Liburnit, skuadra këto që po luftojnë për titullin kampion të Superligës së Kosovës në futsall.
Koha e rregullt e takimit të parë që u luajt sonte në Drenas u mbyll me rezultat 3-3, ndërsa pas ekzekutimit të penalltive triumfoi skuadra e Liburnit me rezultat 5-6, e cila sonte shënoi një fitore shumë të rëndësishme jashtë fushës së vet. Vlen të përmendet që ndeshja ishte tejet e fortë dhe e ashpër, gjë që rezultoi edhe me një karton të kuq të Valon Kasapit te skuadra e Liburnit e më pas edhe me përjashtim të Arbër Dobroshit, por që nuk i pengoi gjakovarët e drejtuar nga Bekim Bytyqi në arritjen e fitores.
Për t’u përmendur nga ky takim është Alfred Prenqi, gardiani i gjakovarëve, i cili ishte më mëritore në këtë fitore të Liburnit, si gjatë ndeshjes, ashtu edhe gjatë goditjes së penalltive.
Siç dihet, kampione shpallet skuadra që arrin 2 fitore. Ndeshja e dytë e serisë luhet në Gjakovë në ditët në vijim, ndërsa nëse Liburni fiton, shpallet kampion i Kosovës për sezonin 2016/2017.