Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TREPÇA - GJILANI

Gjilani përcjell me humbje Trepçën në Ligë të Parë

Gjilani përcjell me humbje Trepçën në Ligë të Parë


26 May, 2017 @18:26

Gjilani ka shënuar fitore në ndeshjen e fundit të këtij stinori në Superligë, duke e mposhtur Trepçën e përshëndetur javë më parë nga Superliga.

Trepça morri avantazhin shpejt në takim kur shënoi 2 herë brenda 8 minutave të para të ndeshjes, por pastaj gjithçka mori kahje tjetër.

TABELA AKTUALE E SUPERLIGËS

Gjilani së pari barazoi në 2-2, ndërsa më pas, Trepça e bëri 3-2, por kjo ishte e tëra nga vendasit.

Gjilani shënoi edhe tri herë në vazhdim për të kapur pozitën e pestë të Superligës që nëse mbetet aty, do t’i shpërblejë me 5 mijë euro nga FFK-ja.

Trepça kështu u përshëndet me humbje nga Superliga, derisa stinorin që vjen do të kërkojë kthimin në Superligë prej Ligës së Parë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga