SAMI SERMAXHAJ
Ndeshja më e dobët e stinorit
19 March, 2016 @19:34
Prishtina ka shënuar humbjen e tretë në katërt ndeshjet e para të stinorit pranveror sot. Ndërsa trajneri Sami Sermaxhaj është treguar të jetë i zhgënjyer nga loja e ekipit të tij.
“Kjo ka qenë loja më e dobët e stinorit nga ana jonë. Ka pasur mungesë të përgjegjësisë te lojtarët. Nuk kemi merituar më shumë, pas gabimeve të thjeshta që i bëmë. Duhet ta rishikojmë pozitën dhe udhëheqjen e ekipit,” ka thënë ai pas ndeshjes për mediat.
Prishtina u mposht nga Drenica 1-0 sot, ndërsa është në zonën e rrezikshme për rënie nga Superliga.