LA LIGA

Foto:Google
“Ne duam që ai të qëndrojë këtu”
13 March, 2021 @12:25
Zidane foli në konferencë për shtyp përpara ndeshjes me Elche.
“Në këtë ligë, është e qartë se nuk ka lojëra të lehta. Fakti që jemi në pozitë më të mirë në tabelë nuk ju tregon asgjë, Elche është një ekip i mirë dhe ka luajtur shumë lojëra të mira. Ne duhet të luajmë një lojë të shkëlqyeshme “, tha Zizou lidhur me ndeshjen.
Ramos dhe Hazard bëjnë pjesë në listën e të ftuarve për këtë ndeshje, por trajneri i Realit nuk dha detaje se a do të startojë me të dy apo jo.
“Po, sigurisht janë të ftuar për ndeshje. Ideja është që ata të kenë minuta por unë nuk do të them më shumë”.
Zizou gjithashtu foli edhe për një temë shumë aktuale, rinovimi i kontratës me Ramos.
“Të jem i qartë, nuk e di se çfarë do të ndodhë. Ne duam që ai të qëndrojë këtu. Ai është gjithmonë një lojtar i rëndësishëm dhe unë dua që ai të qëndrojë. Unë ju them si trajner”.
48 vjeçari mbështeti Asension përkundër formës jo të mirë që po kalon.
“Ai ka qenë për një kohë të gjatë i lënduar. Ne gjithmonë do të kërkojmë më shumë sepse e njohim lojtarin dhe duam më shumë nga Marco. Ai po punon mirë dhe ne jemi të lumtur që ai është me ne”.
Francezi u pyet edhe se a ka mundësi Real Madridi të fitojë La Ligën.
“Ne jemi pak mbrapa, e dimë atë, por të gjithë humbin pikë. Kanë mbetur 12 ndeshje dhe shumë gjëra mund të ndodhin. Ne do të besojmë deri në fund, ndërsa ka mundësi.” - u shpreh ai.
Ndeshja në mes Real Madrid dhe Elche zhvillohet sot në orën 16:15.