ABDULAH IBRAKOVIC

Në fund pikët kanë rëndësi
3 April, 2022 @1:50
Trajneri boshnjak i Prishtinës, Abdulah Ibraković, në deklaratën e tij dhënë pas fitores ndaj Llapit të shtunën, ka thënë se ekipi i tij do të duhej të kryente ndeshjen më herët, por në fund megjithatë me rëndësi janë pikët.
“Kundër një skuadre si Llapi është vështirë, pasi ata sulmojnë gjithmonë. Ne është dashur të kryejmë ndeshjen më herët, por në fund prapësepraë pikët kanë rëndësi,” ka thënë ndër të tjera Ibraković 51-vjeç pas fitores së ekipit të tij.
Prishtina përndryshe ka shënuar fitoren e tretë në katër ndeshjet e fundit të Superligës dhe të dytën me radhë.