FORMACIONET FILLESTARE TË FINALES

Në kërktim të trofeut më të rëndësishëm të sezonit, 11-shet: Manchester City - Inter
10 June, 2023 @18:43
Finalja e madhe, trofeu i Ligës së Kampionëve pret njërin. Manchester City e kërkon për herë të parë në histori dhe është favorit i madh me kuotën e dhënë nga bastoret 1.50 për të kryer punë brenda 90-minutave lojë, ndërsa Inter është kuotuar me 6.50. Për të shkuar ndeshja në vazhdime, pra barazimi në 90-minuta lojë është kuotuar 4.33. Inter e ka fituar tri herë Ligën e Kampionëve, me të fundit në vitin 2010, pas pritjes prej trofeve të viteve 1964 dhe 1965.
Pep Guardiola i Cityt për finale ka vendosur këtë 11-she për start të ndeshjes.
MANCHESTER CITY XI: Ederson; Akanji, Stones, Dias, Ake; Rodrigo, Gundogan, De Bruyne, Bernardo, Grealish; Haaland.
Ndërsa Simone Inzaghi i Interit do t’i del përballë kampionëve të Anglisë me këtë 11-she.
INTER XI: Onana; Darmian, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Çalhanoglu, Dimarco; Dzeko, Lautaro Martínez.