SA I KUSHTOI SKËNDERBEUT?
Në Shqipëri realizohet transferi 150 mijë eurosh
2 February, 2016 @23:19
Skënderbeu ka bërë të ditur dje se e ka blerë sulmuesin më të dalluar të Laçit, James Adeniyi, me të cilin nënshkroi kontratë tre vjeçare.
Ndërsa sonte Panorama Sport ka bërë të ditur se ekipi kampioni i Shqipërisë ka paguar 150 mijë euro në arkën e klubit të Laçit për t’ia blerë sulmuesin nigerian.
Skënderbeu ka blerë në ditën e fundit të afatit kalimtar Jamesin, pasi që nuk arriti të gjej zëvendësim brenda muajit për të larguarin Peter Olayinka.
Një dëmshpërblim i tillë brenda kampionatit shqiptar nuk është raportuar asnjëherë, ndërsa për më tepër Laçi ka kërkuar nga Skënderbeu që nëse lojtari shitet jashtë vendit të ketë të drejtë në 50% të shifrës - gjë të cilën e ka pranuar Skënderbeu.