EMIRATES STADIUM

Foto: Arsenal Official
Gabon Arsenali
2 February, 2016 @21:57
Komplikohet edhe më tepër lufta për titull për Arsenalin. Londinezët nuk arritën të mposhtin në shtëpi skuadrën e Southamptonit, skuadër e cila i shkaktoi probleme edhe në ndeshjen e parë, e cila përfundoi me rezultat 4-0 në të mirë të tyre. Përkundër rikthimit të Alexis Sanchez, skuadra e Arsene Wenger nuk arriti të shënonte dhe ndeshja u mbyll me rezultat të bardhë.
Ky barazim bën që Arsenali të humbë hapin në luftën për titull me Cityn e Leicesterin, duke i ulur edhe më tepër gjasat për titullin e parë pas 11 viteve.