ISTOG

Foto: KF Istogu
Istogu realizon përforcimin e parë
2 February, 2016 @18:10
Skuadra e fundit në radhitjen tabelare, Istogu, ka kompletuar transferimin e parë në afatin kalimtar të janarit.
Përforcimi i parë i Istogut u bë mbrojtësi i krahut të majtë i Besës, Agron Cacaj, njofton faqja zyrtare e klubit.
Futbollisti 26 vjeçar para Besës kishte luajtur edhe te skuadrat si Hysi dhe Deçani.
“Jam shumë i kënaqur që sot kam nënshkruar kontratë me Istogun. Aryseja kryesore që kam vendosur që t’i bashkohem Istogut është organizimi tepër i mirë i këtij klubi, më pas është shoqëria e që shumicën e futbollistëve të Istogut i kam shokë, e normalisht që ndikim ka pasur edhe trajneri Genc Hoxha që unë ti bashkohem Istogut. Premtoj që për fanelën e Istogut do jap gjithçka nga vetja ime, do të angazhohem në çdo ndeshje. Besoj që më ndihmën e tifozëve istogas ‘Gjimmat’ dhe me angazhimin e të gjithë bashkëlojtarëve do të arrijmë që në fund ta sigurojmë mbijetesën në Raiffeisen Superligë,” ka thënë Cacaj për faqen zyrtare të klubit me rastin e transferimit të tij.
Cacaj gjatë pjesës vjeshtore të kampionatit në Superligë është paraqitur në 7 ndeshje me Besën, ndërsa prej tyre 4 herë ka qenë në formacionin startues.
