18 MILIONË FUNTA
Imbula me rekord në Stoke
2 February, 2016 @2:56
Mesfushori françez, Giannelli Imbula, u transferua nga Porotoja te Stoke City, për 18 milionë funta, që është një rekord në histori të klubit, paguar ndonjëherë për ndonjë lojtarë.
Imbula, me padurim, dëshiron që të luaj sa më shpejtë: “Jam shumë i kënaqur që jam bërë lojtar i Stoke Cityt, jam shumë i emocionuar, Premier League është liga më e fortë në botë, me padurim dëshiroj të bëhem pjesë e kësaj lige, rol të rëndësishëm luajti trajneri Mark Hughes, që shprehu intersim për mua, që të punojmë së bashku, unë do të jap më të mirën që do të mundem për trajnerin gjithashtu edhe për klubin”.
Imbula me 18 milionë funta u bë transferimi më i shtrenjtë i klubit, derisa para tij, rekordin e mbante Xherdan Shaqiri me 12 milionë funta.
Video
Giannelli Imbula