KORÇË
Skënderbeu rrëmben nigerianin e Laçit
1 February, 2016 @21:16
Skuadra e Skënderbeut ka kompletuar edhe transferin e fundit për këtë afat kalimtar.
Përforcimeve të shumta të korçarëve iu bashkua edhe Segun James Adeniyi, sulmuesi nigerian i cili së fundi ishte pjesë e Laçit.
Transferimin e nigerianit e ka komentuar menaxheri i përgjithshëm i klubit, Gerhard Takaj, i cili e quajti si partner ideal për Hamdi Salihin.
“James është afrimi i fundit në merkato për Skëndërbeun. Është një lojtar me vlera dhe e njeh shumë mirë kampionatin shqiptar. Besoj që performanca e tij do të vijë në rritje dhe do ta ndihmojë skuadrën drejt objektivit që kemi. James është partneri ideal për Salihin,” ka thënë Takaj për faqen zyrtare të Skënderbeut.
James Adeniyi ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me bardhekuqtë.