CELINA

Celina pret debutimin në Premier League
2 February, 2016 @19:15
Ndeshja e sontme ndërmjet Sunderlandit dhe Manchester Cityt ka rëndësi të veçantë për futbollistin kosovar të Cityt, Bersant Celina.
19 vjeçari do ta përcjellë këtë ndeshje për herë të parë nga banka rezervë, dhe në qoftëse i jipet rasti nga trajneri Manuel Pellegrini, edhe do të debutojë në Premier League.
Celina më parë ishte aktivizuar me ekipin e parë të Manchester Cityt në ndeshjet e kupës, ndërsa kjo është hera e parë që është ftuar nga Pellegrini për një ndeshje të Premier Ligës.
Ndeshja Sunderland - Manchester City do të fillojë nga ora 20:45.